ekonomi:Lajme
Postuar më: 13 Shkurt 2013 / 09:40

Europa po del nga kriza që kishte përfshirë Eurozonën

Europa po del nga kriza që kishte përfshirë Eurozonën
0

Disa udhëheqës evropianë kanë lënë të kuptohet se kontinenti po del nga kriza që kishte përfshirë Eurozonën. Por analistët paralajmërojnë se politika mund ta pengojë rimëkëmbjen ekonomike.

Sipas marrëveshjes mbi buxhetin në shtatë vitet e ardhshme do të ketë shkurtime me vlerë 45.9 miliardë dollarë.

Arritja e marrëveshjes për shkurtimin e shpenzimeve u cilësua si një fitore për udhëheqësit e BE-së të cilët kanë kërkuar që masat shtërnguese në vendet anëtare të përputheshin me nivelin e shkurtimeve në Bruksel. Kryeministri britanik David Cameron është i kënaqur me shkurtimet.“Më në fund udhëheqësit janë bashkuar për të ndalur shpenzimet e mëdha, ka ardhur koha që kufiri i shpenzimeve të ulet”.

Euroja është rritur 6 për qind kundrejt monedhave të tjera gjatë 6 muajve të fundit. Kjo është një shenjë e mirë, thotë Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane Mario Draghi. “Rritja e vlerës së euros është një shenjë e besimit të brendshëm për të”.

Analizat e bankës holandeze ING Bank tregojnë se në 4 muajt e fundit të vitit 2012 afërsisht 134 miliardë dollarë të fondeve private janë rikthyer në vendet e eurozonës të përfshira nga kriza. Kjo shënon një kthesë të madhe nga viti i mëparshëm, kur investitorët e shqetësuar tërhiqnin paratë nga eurozona. Louise Cooper është analiste financiare. “Bankat në Spanjë dhe Itali kanë përfituar nga kjo, dhe është rritur gatishmëria për shkëmbimin e huave me rrezikshmëri të lartë në vendet periferike të Eurozonës”. /Telegrafi/

 



0 komente
Lajmet e fundit nga TEB Banka