ekonomi:Lajme
Postuar më: 13 Dhjetor 2012 / 13:46

Eurozona arrin unifikimin bankar

Eurozona arrin unifikimin bankar
0

Marrëveshja cilësohet si tepër e rëndësishme dhe një hap i madh drejt unifikimit bankar të Eurozonës dhe i paraprin takimit e krerëve të Bashkimit Europian më vonë gjatë ditës.

Rregullat e reja të përcaktuara nga marrëveshja e Ministrave të Financave, që pritet të hyjë në fuqi në vitin 2014, synojnë parandalimin kolapseve bankare si dhe të shmangë ndërhyrjet e qeverive të Eurozonës. “Arritëm një marrëveshje të rëndësishme për të vendosur një mekanizëm mbikëqyrës për të gjitha bankat që operojnë në zonën e monedhës së përbashkët”, tha ministri gjerman i financave, Wolfgang Schauble, ndërsa Komisioneri Michell Bariner shtoi se hap pas hapi bashkimi bankar europian do të ndërtohet dhe ky është një hap i rëndësishëm përpara.

Sipas marrëveshjes, bankat me më shumë se 30 miliardë euro asete do të jenë në monitorim të përhershëm nga Banka Qendrore Europiane. Kësaj të fundit i shtohen kompetencat të ndërhyjë tek kreditorët dhe huadhënësit e vegjël në momentin e parë që vëren se diçka nuk shkon.

Edhe para këtij pakti, ekzistonte një marrëveshje mes vendeve të Bashkimit Europian që i siguronte rolin mbikëqyrës Bankës Qendrore Europiane, por risia qëndron tek fakti se me marrëveshjen e re, BQE-së i jepet autoriteti të vendosë mbylljen e bankave që veprojnë brenda Eurozonës kur vëren se ato shkelin rregullat e përcaktuara. /Telegrafi/



0 komente
Lajmet e fundit nga TEB Banka