ekonomi:Lajme
Postuar më: 5 February 2013 / 14:54

Eurozona rrëzon çmimet e naftës

Eurozona rrëzon çmimet e naftës
0

Parashikimi për konsumin e naftës është zymtësuar disi pasi rritja e riskut politik në Europë ku përfshihet Spanja dhe shanset e rikthimit të Berluskonit në krye të qeverisë italiane po vendosin në risk progresin që është kryer deri më tani në zgjidhjen e krizës së borxheve sovrane.

Nafta bruto Brent e Londrës për marsin ra 46 cent në 115.14 dollarë për fuçi duke zgjeruar humbjen 1 për qind të ditës së hënë. Nafta bruto amerikane për marsin ra 13 cent në 96.04 dollarë për fuçi duke zgjeruar rënien 1.6 par qind të një dite më parë. Volumi i tregtisë pritet të jetë i ulët pasi rajoni aziatik hyn në festën e vitit të ri kinez. /Telegrafi/

 

0 komente
Lajmet e fundit nga TEB Banka