ekonomi:Lajme
Postuar më: 5 December 2012 / 15:10

Fondi i privatizimit mbetet i bllokuar

Fondi i privatizimit mbetet i bllokuar
0

“Shuma prej 75 për qind e kreditorëve të mundshëm u shpërndahet me pas gjatë procesit të likuidimit të kreditorëve dhe mjetet e mbetura barten në buxhet të Republikës së Kosovës. Mënyra e menaxhimit të fondeve të privatizimit, është e rregulluar me Ligjin e AKP-së”, tha për Radio Kosovën Kaloshi.

Mjetet e privatizimit Agjencia i ka të deponuara në Bankën Qendrore të Kosovës, derisa të përfundojë procesi i likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore, i cili është mjaft i komplikuar dhe është duke u zhvilluar shumë ngadalë, thekson Kaloshi. “Deri më tani janë të grumbulluara mbi 613 milionë euro, nga privatizimi i deritanishëm. Në këtë shumë nuk përfshihen rreth 30 milionë euro që janë bartur në buxhetin e Kosovë nga procesi i likuidimit të disa ndërmarrjeve shoqërore”, tha ai.

Kaloshi sqaron se në përputhje me ligjin e ri, AKP-ja është e obliguar që mjetet e mbledhura t’i mbajë në mirëbesim, dhe të njëjtat mund t’i investojë në llogari, instrumente, apo mënyra tjera të investimit, të cilat janë të ranguara për investim nga agjenci ndërkombëtare. Si rezultat i investimeve, AKP-ja ka përfituar 34.6 milionë euro nga normat e interesit.

Ndryshe, deri tani janë likuiduar 65 ndërmarrje shoqërore, prej të cilave 30 milionë janë derdhur në buxhetin e Kosovës, ndërkaq 66 milionë euro u janë shpërndarë punëtorëve nga 20 përqindëshi i shitjes. /Telegrafi/

0 komente
Lajmet e fundit nga TEB Banka