ekonomi:Lajme
Postuar më: 25 Korrik 2008 / 07:31

Ford humb 8.7 miliardë dollarë në tremujorin e dytë

Ford humb 8.7 miliardë dollarë në tremujorin e dytë
0

Në tremujorin e dytë, Ford humbi 8.7 miliardë dollarë si pasojë e zhvlerësimit të aktivave në Amerikën e veriut. Pa këtë ngarkesë humbja do të ishte vetëm 1 miliardë dollarë. Automobilistët po heqin dorë nga automobilat e mëdhenj 4x 4.

Këtu duket shumë qartë shqetësimi i konsumatorëve përballë krizës ekonomike. Seria e famshme “F pick-up” tani blihet shumë vështirë.

Megjithatë, fitimet e arrira në tremujorin e parë, rreth 100 milion dollarë janë falë rezultateve në Evropë dhe Amerikën e jugut dhe një reduktim i humbjes në Amerikën e veriut.

Kjo të bën të mendosh se më e keqja kaloi. Ka pesë vjet që Ford ka lënë vendin e dytë në botë pas Toyotës. Ai tani është në vendin e tretë duke u paraprirë nga Volksvagen. Tani e tutje Ford do të prodhojë deri në 2010 “Berlinezë” dhe “Crossovers”, për t’iu përshtatur konsumatorëve. Ai do të shesë gjashtë modele “Berlinezë” në SHBA.

Në vende tjera Ford do të përqendrohet tek markat “Lincoln” dhe “Mercury”, por nuk bëhet fjalë për “Mazda” dhe “Volvo” .

Kjo u bë dhe çështje diskutimi me Renault. Nga një gushti do të reduktojë 15% të efektivave të tij amerikanë dhe nuk dihet nëse Ford ka aq likuiditete për ti bërë ballë muajve të vështirë në vazhdim. Në bursë kapitali u fundos me 11.4 miliardë dollarë .

Pas pikës më të lartë në 1999, aksionet kanë humbur 85% .Presidenti i Ford nuk ka në plan shumë manovra te reja. Ai shpreson tek një ridrejtim i ekonomisë amerikane dhe në një rimarrje të tregut amerikan deri në 2010.



0 komente
Lajmet e fundit nga TEB Banka