ekonomi:Lajme
Postuar më: 3 Prill 2013 / 16:52

Gashi: Komuna legalizoi paligjshëm objektet pa leje

Gashi: Komuna legalizoi paligjshëm objektet pa leje
0

“Komuna mund të nxjerrë rregullore vetëm nëse bazohet në ndonjë ligj. Në këtë rast, nuk ka Ligj për Legalizim dhe rrjedhimisht nuk ka bazë për këtë Rregullore. Jo vetëm Prishtina, por të gjitha komunat e kanë pasur këtë telashe, por ato e kanë respektuar vendimin e Qeverisë, jo vetëm në ketë mandat por edhe në mandatin e mëhershëm”, ka thënë Gashi.

Ndërsa, Isa Mustafa ka thënë në një konferencë për gazetarë , se lejet e lëshuara nuk mund të kontestohen nga asnjë organ administrativ apo kolegj tjetër për konteste administrative, sepse baza ligjore e trajtimit të ndërtimeve pa leje nuk është shpallur e paligjshme.

“Komuna e Prishtinës do të vazhdojë të trajtojë kërkesat e parashtruara të qytetarëve për legalizimin sipas Rregullores së saj, kurse në momentin që Kuvendi i Kosovës e aprovon Ligjin për Legalizim, do të zbatojmë këtë ligj në procedurat e mëtutjeshme”, ka thënë Mustafa, ndërsa ka vlerësuar se vërejnë një tendencë të përhershme të qeveritarëve që ta pengojnë Komunën e Prishtinës për ushtrimin e përgjegjësive të saj.

Ndërkohë, ministri Gashi ka thënë se qëndrimi i tyre nuk ka kurrfarë tendence politike. “Ta shohim nëse Ligji për Legalizimin do të kalojë leximin e dytë në Kuvend, pastaj ka bazë për legalizim. Por, ato 100 objekte që janë legalizuar nga Komuna e Prishtinës në bazë të asaj rregulloreje, ne nuk kemi të drejtë t’u marrim lejet, sepse qytetarët nuk kanë faj”, ka thënë Gashi.

E ndërkohë, kryetari Isa Mustafa ka theksuar se vendimet e nxjerra janë në interes të qytetarit, pasi që legalizimi është rruga e vetme që në këto kategori të objekteve të fitohet pronësia juridike si e drejtë shumë e rëndësishme për qytetarin dhe ekonominë. /Telegrafi/



0 komente
Lajmet e fundit nga TEB Banka