ekonomi:Lajme
Postuar më: 25 Korrik 2008 / 12:19

Honda rrit profitin për 8.1 për qind

Honda rrit profitin për 8.1 për qind
0

Honda Motor, ka njoftuar për një rritje të profitit prej 179.6 miliardë yen japonezë apo, 1.68 miliardë dollarë amerikanë për periudhën prill -qershor, që do të thotë 8.1 për qind më shumë se në periudhën e njejtë të vitit të kaluar. Një profit i tillë nuk ishte paraparë as nga analisitët.

"Analistët në Thomson Financial kishin parashikuar një profit prej 131.3 miliardë yen apo 1.2 miliardë dollarë".

Nëse monedha yene do ishte si një vit më parë shitja do arrinte deri në 7 për qind, kanë deklarauar zyrtar të kompanisë.

"Honda shiti më shumë automjete në botë, duke arritur shifrën 962.000 automjete".

Kërkesa për produktet e Honda-së ka bërë bum në Azi, Brazil dhe në të gjitha tregjet tjera prodhuese të cilat kishin rënie të shitjes automjeteve.

"Honda ishte i vetmi prodhues i makinave që regjistroi shitjen më të mirë gjatë muajit qershor, krahasuar me një vit më parë dhe kjo derisa të gjithë shikonin shitjen mjaft të ulët që peshonte këtë muaj dhe që ishte me e dobëta në industrinë e makinave për 17 vitet e fundit".

Vendosja e shitjes së automjeteve në veri të amerikës, ku Honda dëshironte, rregulloi tregun, kompanisë. Honda ofronte modele të vogla që ishin më shumë atraktive për blerje dhe kjo derisa cmimi i derivateve të naftës rritej.

Toyota Motor, që mundi General Motors në tërësi për nga shitja e automjeteve në këtë gjysmë vit, ka raportuar rezultatet javën e kaluar. Nisan Motor e cila renditet e treta për nga  prodhimi i automjeteve, gjithashtu ka njoftuar për fitim javën e kaluar.

Ndërsa Ford Motors të mërkurën ka raportuar humbje për tremujorin e dytë. Presidenti i kompanisë ka deklarauar se tashmë do prodhojë makina më efikase sa i përket shpenzimeve të derivateve të naftës. Ndërsa në po të njejtën periudhë kohore General Motors humbi 3.3 miliardë dollarë, shkurtoi mijëra vende të punës, shiti asete dhe pezulloi investimet. Të gjitha këto i bëri në përpjekje të rritjes së keshit.



0 komente
Lajmet e fundit nga TEB Banka