ekonomi:Lajme
Postuar më: 30 January 2013 / 12:51

Infrakos dhe Trainkos marrin certifikatat e sigurisë

Infrakos dhe Trainkos marrin certifikatat e sigurisë
0

Kryetari i bordit të Autoriteti Rregullativ të Hekurudhave të Kosovës, Halit Gara ka thënë se themelimi i autoritetit Rregullativ të Hekurudhave është një ndër aktivitetet e rëndësishme për sektorin e transportit hekurudhor. “Me themelimin e ARH-së ka filluar edhe ristrukturimi i transportit hekurudhor në Kosovë, përkatësisht është realizuar edhe ndarja e Hekurudhave të Kosovës në dy kompani, në infrastrukturë (Infrakos) dhe operim me trena (Trainkos). ARH-ja ka qenë anëtare aktive në grupin punues për ndarjen e hekurudhave të Kosovës”, ka thënë Gara.

Ai ka shtuar se me punën e deritashme, ARH ka kaluar fazën e parë të themelimit dhe është afirmuar mirë brenda dhe jashtë vendit si institucion licencues dhe rregullator i tregut me kompetenca edhe për sigurinë në sektorin hekurudhor.
Ndërsa kryeshefi ekzekutiv i autoritetit rregullativ të hekurudhave, Enis Berisha, ka thënë se me licencimin e këtyre dy kompanive po përmbushet njëri nga standardet dhe vizionet e ARH-së, rregullimi i sektorit hekurudhor. “Ky moment sot përveç se paraqet në vete një moment solemn, në thelb tregon qartazi rregullimin e sektorit hekurudhor, implementimin e ligjit hekurudhor dhe përmbushjen e një standardi evropian për sektorin e transportit hekurudhor”, tha Berisha.

Autoriteti Regullativ i Hekurudhave e ka mbështetur dhe financuar vazhdimisht Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë. /Telegrafi/

0 komente