ekonomi:Lajme
Postuar më: 12 Shkurt 2013 / 15:52

IPKO zgjeron programin Pika

IPKO zgjeron programin Pika
0

Nga e marta, konsumatorët e shërbimeve fikse (internetit, TV digjital) të cilëtregjistrohen në programin “Pika”, do të shpërblehen me pika, të cilat më pas mund t’i konvertojnë në produkte dhe shërbime të kompanisë IPKO – si SuperRrethi, Fillo 10, SMS, MMS, MB, pako të internetit (pako 2), TV digjital (pako Premium), apo dhurata tjera në listë.

Pas regjistrimit nëprogramin “Pika”, konsumatorët pranojnë pika për mirëseardhje, ndërsa sasia e pikëve që ata marrin varet nga mbushja e fundit e shërbimit të përdorur nga IPKO.

Më pas, konsumatorët fitojnë pikë për çdo mbushje të bërë për pakot e internetit, apo TV digjital, si dhe për pakot e kombinuara të shërbimeve si: Solo (TV ose internet), DUO (TV dhe internet), TRIO (TV, internet dhe telefoni fikse) ose QUATRO (TV, internet, telefoni mobile dhe telefoni fikse).

Këto pikë gjithashtu mund të grumbullohen me pikët tjera të mbledhura nga shërbimet e telefonisë mobile, në kuadër të programit “Pika”.

Deri më sot, telefonia mobile IPKO ka shpërndarë më shumë se 16 milionë pika për më shumë se 200.000 konsumatorë të saj të cilët janë të regjistruar në program.

Regjistrimi në program mund të bëhet në secilin prej dyqaneve zyrtare të kompanisë IPKO, ndërsa konsumatorët e rinj të cilët nuk kanë numër 049 do të shpërblehen edhe me një numër mobil, falas. /Telegrafi/



0 komente
Lajmet e fundit nga TEB Banka