ekonomi:Lajme
Postuar më: 23 April 2013 / 14:28

Italianët këtë vit ikin nga Aeroporti i Gjakovës

Italianët këtë vit ikin nga Aeroporti i Gjakovës
0

Këto kanë qenë vetëm disa nga lajmet që i ka dhënë drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, Dritan Gjonbalaj gjatë raportimit të tij në Komisionin për Zhvillim Ekonomik. “Mund të bëjmë një kalkulim të përafërt ku duke u bazuar në madhësinë e hapësirës ajrore të Kosovës mbikalimi i një avioni do të kushtojë diku rreth 100 euro, por jo të gjitha këto të hyra do t’i shkojnë Republikës së Kosovës sepse shërbimi do të ofrohet nga Hungaria nga Budapesti, por brenda kësaj pakoje të shërbimeve një numër do t’i ofrojë edhe ofruesi i shërbimeve të aviacionit ajror të Kosovës”, tha i.

Me shumë siguri ka thënë se Aeroporti i Gjakovës në fund të këtij viti i kalon institucioneve të vendit, ngase italianët do ta braktisin atë për shkaka se kostoja nuk e arsyeton qëllimin. “Deri në fund të këtij vitit Qeveria Italiane do të largohet nga aeroporti i Gjakovës, kostoja e operimeve të këtij aeroporti, sipas tyre, nuk e arsyeton qëllimin. Ata janë shumë të interesuar që aeroporti në gjendje shumë të mirë t’i dorëzohet Republikës së Kosovës. Presim një plan konkret për marrjen e përgjegjësive. Qeveria ka marr një vendim që të themelojë një grup nga autoritetet përgjegjëse të vendit, i cili do të punoi ngushtë më palën italiane në marrjen e përgjegjësive”, theksoi ai.

Për modelin se si do të përdoret ky aeroport ka mbetur të punohet, derisa Gjonbalaj ka thënë se janë të gatshëm për cilëndo ide të dhënë ta qojnë përpara.

Sa i përket mallrave të rrezikshme, Gjonbalaj, ka pohuar se japin leje për transportimin e mallrave të rrezikshme që kryesisht tek ne janë armë apo municion për entitetet juridike të licencuara nga autoritetet e vendit. Tek këto mallra të rrezikshme hyjnë edhe mallrat radioaktive për mjekësi, apo edhe bateri. /Telegrafi/
 

0 komente
Lajmet e fundit nga TEB Banka