ekonomi:Lajme
Postuar më: 5 Shkurt 2013 / 09:45

Kandidati nga PDK-ja për guvernator të BQK-së

Kandidati nga PDK-ja për guvernator të BQK-së
0

Hamza para pak ditësh ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Financave, për të konkurruar në konkursin për guvernator, por edhe pse e ka bërë një gjë të tillë, ai ditëve të fundit ishte bukur aktiv në kongresin e PDK-së, shkruan “Zëri”.

Hamza ishte i ulur në rendin e parë, dhe gjithashtu ka qenë pjesë e votimit për kryetarin e ri të kësaj partie.

Njohës të rrethanave ekonomike në vend, thonë se politizimi i BQK-së është në dëm të Kosovës. Ibrahim Rexhepi nga organizata joqeveritare “STRAS” thotë se Bedri Hamza ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Financave, por, sipas tij, ai nuk ka dhënë dorëheqje nga Partia Demokratike e Kosovës.

Rexhepi thotë se Hamza edhe më tutje po vazhdon të jetë shumë aktiv në aktivitetet e Partisë Demokratike të Kosovës. “Komisioni intervistues duhet të ketë parasysh një fakt se Hamza është njeri politik dhe si i tillë ai nuk mund të emërohet në krye në bankës Qendrore të Kosovës”, tha ai. /Telegrafi/
 



0 komente
Lajmet e fundit nga TEB Banka