ekonomi:Lajme
Postuar më: 11 December 2012 / 14:46

Katër kompani për pastrimin e rrugëve në Mitrovicë

Katër kompani për pastrimin e rrugëve në Mitrovicë
0

Drejtori për Shërbime Publike, Rasim Veseli, tha se kompania “Uniteti” e cila është e kontraktuar nga komuna për mirëmbajtjen e rrugëve ka angazhuar edhe tre nënkontraktorë në mënyrë që të mos mbetet e bllokuar asnjë rrugë. “Në zonën e qytetit dhe në periferi rrugët janë të kalueshme, megjithëse me vështirësi meqë bora po vazhdon të bie pa ndërprerë. Ai theksoi se telashe më shumë ka në zonën malore të Shalës së Bajgores”.

Sa i përket kësaj zone, drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, tha se është duke u punuar vazhdimisht që rrugët të hapen në të gjitha lokalitetet. Theksoi se problemi kryesor është në rrugën magjistrale Mitrovicë-Podujevë, për të cilën përgjegjëse është Ministria e Infrastrukturës. “Për shkak të gjendjes së krijuar ne jemi angazhuar edhe për pastrimin e kësaj magjistraleje”.

Si pasojë e gjendjes së krijuar të martën ka pasur probleme edhe sa i përket procesit mësimor në zonën e Shalës. Ali Bejta, drejtor për Arsim, tha se në shkollën e Rashanit dhe atë të Kaqandollit nuk është mbajtur mësimi si pasojë e borës së madhe që ka vështirësuar lëvizjen e nxënësve dhe të personelit. /Telegrafi/

0 komente
Lajmet e fundit nga TEB Banka