ekonomi:Lajme
Postuar më: 1 February 2013 / 15:18

KD aprovon draft dokumentet e projektit “Kosova e Re”

KD aprovon draft dokumentet e projektit “Kosova e Re”
0

Në takim u diskutuar çështjet e ndërlidhura me transaksionin dhe çështje e tjera të hapura e te cilat pritet të finalizohen ndërkohë.

Komiteti Drejtues i Projektit TC Kosova e Re aprovoi draft dokumentet e projektit dhe mori vendim për hapjen e periudhës katër javore për komentimin e Kërkesës për Propozime dhe draft Marrëveshjet e Projektit nga palët e përfshira në proces me qëllim të pasurimit të dokumenteve në fjalë.

Komiteti Drejtues i Projektit është i përkushtuar për finalizimin e dokumentacionit të Transaksionit dhe publikimit të Kërkesës për Propozime dhe draft Marrëveshjeve të Projektit deri në fund të muajit mars 2013.

Në mbledhjen e Komitetit Drejtues ishin të pranishëm edhe vëzhguesit dhe palët tjera të përfshira në proces (Banka Botërore, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, USAID, Zyra e Unionit Evropian në Kosovë, KfW, USAID, KEK dhe KOSTT). /Telegrafi/

 

0 komente