ekonomi:Lajme
Postuar më: 7 February 2013 / 16:30

KEK: Janari 2013, më i lartë për 9.8% se janar 2012

KEK: Janari 2013, më i lartë për 9.8% se janar 2012
0

Zyrtarët e KEK-ut kanë bërë të ditur se në analizat që kanë bërë tregojnë se KEK-u ka faturuar konsumatorët gjatë muajit janar 2013 përafërsisht me sasinë e njëjtë të energjisë që është faturuar gjatë muajit janar 2012.

“Vlera në euro e faturuar tek konsumatorët gjatë muajit janar 2013 është 9.8 për qind më e lartë se sa e muajit janar 2012, e cila është pothuajse e shpjegueshme duke pasur parasysh rritjen prej 8.9 për qind të aprovuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) në qershor të vitit 2012”.

Po ashtu bëhet e ditur se viteve të fundit, KEK-u ka instaluar afërsisht 57,000 njehsorë të ri elektronikë për të zëvendësuar njehsorët e vjetër mekanik të cilët nuk kanë regjistruar në mënyrë të duhur konsumin mes ditës dhe natës sipas rregullave të aprovuara nga ZRRE-ja.

“Shumë prej këtyre njehsorëve të vjetër kanë regjistruar më tepër konsum gjatë natës kur çmimet janë më të ulëta dhe më pak konsum gjatë ditës kur çmimet janë të larta bazuar në çmimorën e aprovuar nga ZRRE-ja. Tani, këta konsumatorë janë duke i pranuar faturat e llogaritura në mënyrë të duhur, kurse në të kaluarën ato nuk kanë qenë të bazuara ne kohën e duhur gjatë ditës kur energjia është konsumuar”, thuhet në komunikatën e KEK-ut.

Aty theksohet se kjo korporatë ka krijuar ekipin e veçantë që të merret me interesimin e secilit grup të konsumatorëve, duke përfshirë edhe protestuesit. /Telegrafi/

0 komente