ekonomi:Lajme
Postuar më: 15 February 2013 / 16:27

KEK-u gaboi në disa fatura

KEK-u gaboi në disa fatura
0

Ministri Besim Beqaj në konferencë për media ka thënë se në bazë të raportit të këtij komisioni del se ka pasur gabime në disa prej faturave të KEK-ut.

Sipas tij si mostër janë marrë 31 lëndë, të cilat janë analizuar dhe vlerësohet që ka pasur gabime për shkak të ndërrimit të njësorëve, ka pasur gabime në vlerësim por edhe në mos qasje në njësor.

Ministri Besim Beqaj, ka thënë se ende vlen vendimin për mos-shkyçjen nga rrjeti i të gjithë atyre që kanë bërë ankesat në KEK.

Ai ka thënë se ka kërkuar nga Bordi i KEK-ut që të marr masa ndaj atyre që kanë bërë këto gabime. /Telegrafi/

0 komente
Lajmet e fundit nga TEB Banka