ekonomi:Lajme
Postuar më: 30 December 2012 / 09:18

KEK-u premton rrymë pa ndërprerje për Vitin e Ri

KEK-u premton rrymë pa ndërprerje për Vitin e Ri
0

“Tash e një kohë të gjatë nuk jemi duke aplikuar reduktime për asnjë kategori, ashtu do të vazhdojë edhe për festat e fundvitit, për të cilat kemi bërë përgatitje maksimale”, ka thënë Buzhala. Dy blloqet e termocentralit ‘Kosova B’, dhe njësit A4 dhe A5 të TC ‘Kosova A’ së bashku janë duke prodhuar 800 megavate orë energji elektrike, transmeton Koha.net.

“Përveç prodhimit vendor ne edhe me import arrijmë që t’i furnizojmë të gjithë me energji elektrike pandërprerë”, ka thënë Buzhala.

Prishjet e rrjetit, sipas Buzhalës, janë duke shkaktuar probleme me furnizim, pasi sipas tij rrjeti nuk është në gjendjen e duhur teknike.

“Për t’i eliminuar prishjet, KEK-u u bën thirrje qytetarëve që të kursejnë energjinë elektrike. Po ashtu nëse ka prishje i lusim qytetarët që t’i paraqesin ato në numrat tanë kujdestarë menjëherë, në mënyrë që prishja të evitohet më shpejt”, ka thënë Buzhala. /Telegrafi/
 

0 komente