ekonomi:Lajme
Postuar më: 4 December 2012 / 15:00

KEK-u shet rrymë në Shqipëri

KEK-u shet rrymë në Shqipëri
0

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), nuk është duke aplikuar reduktime të energjisë elektrike për asnjërën prej kategorive.

Mosaplikimi i reduktimeve sipas zyrtarëve të Korporatës po bëhet për shkak të prodhimit stabil të energjisë elektrike.

Zëdhënësi i KEK-ut, Viktor Buzhala, tha për Telegrafin se gjendja me furnizim me rrymë është stabile. “Nuk ka reduktime për asnjë kategori. Gjate ditëve të kaluara kanë qenë disa prishje lokale si pasojë e erërave të forta, sidomos në rajonin e Dukagjinit, por reduktime nuk ka patur as ditëve të kaluara. Pra, furnizimi është pa ndërprerje”, tha ai.

Buzhala tregon se KEK ka katër blloqe në prodhim, bllokun A4 dhe A5 të TC “Kosova A” si dhe blloqet B1 dhe B2 të TC "Kosova B" që prodhojnë rreth 800 megavatë orë energji elektrike. Kurse sipas tij, pjesa tjetër mbulohet nga importi, por që është minimal.

Zëdhënësi, Viktor Buzhala thotë se KEK-u eksporton energjinë pasmesnate, për shkak të rënies së madhe të konsumit. “Shitja e pasmesnatës bëhet për arsye të plasimit të tepricave pasi energjia elektrike është mall që nuk mund të akumulohet dhe duhet plasuar në momentin e prodhimit”, tha Buzhala. /Telegrafi/

0 komente
Lajmet e fundit nga TEB Banka