ekonomi:Lajme
Postuar më: 18 Prill 2013 / 16:19

“KEK-u vjedh lirshëm”

“KEK-u vjedh lirshëm”
0

Ata nuk kanë ndërmend të ndalen deri në plotësimin e kërkesave të tyre, ku mes tjerash kërkojnë që të rishikohen faturat e muajit janar, të mos ngritën çmimet e energjisë dhe tashmë kërkojnë që ZRRE-ja të mos ndikohet nga presioni i privatizuesit të KEK-ut , për t’i ngritur çmimet e energjisë.

Rudina Hasimja nga Grupi i Qytetarëve të Organizuar ka ftuar të gjithë qytetarët që t’i bashkohen kësaj proteste, ngase sipas saj, tashmë u bashkohen edhe qytete të tjera, jo vetëm Prishtina. “Grupi i qytetarëve të organizuar thërret të gjithë qytetarët e Kosovës në të gjitha qytet që të dalin në protestë të enjten më 25 prill duke filluar në orën 12:00 me moton “Ndale Hajninë”, tani për tani koordinimi është duk u bërë me qytetin e Pejës, Mitrovicës, Prizrenit dhe Ferizajt, ndërsa do të vazhdohet edhe me qytete të tjera”, ka thënë ai.

Ata thonë se do të mbahen tubime me qytetarë edhe nëpër komuna tjera ngase po u kërkojnë qytetarët një gjë të tillë.

Hasimja deklaron se nuk do të tolerojnë hajninë nga kushdo qoftë ngase do të ngritin zërin. “Ne marrim përgjegjësinë si qytetarë t’i tregojmë kujtdo që donë me na vjedh se nuk kemi me toleruar hajnin, deri më tani është dëshmuar që mos përgjegjësia institucionale e ka shty KEK-un të mendojë që mund të vjedh e që askush nuk ka nevojë që të përgjigjet ndaj qytetarit”, ka thënë ai.

Sipas tyre, ZRRE-ja po ka presion nga kompania që e ka privatizuar KEK-un, që të ngritin çmimet e energjisë. Ata paralajmëruar se po e përcjellin këtë proces dhe nuk do të lejojnë që të ndodh kjo.

Ndryshe, kjo protestë që planifikohet të mbahet të enjten është e dhjeta me radhë. /Telegrafi/



0 komente
Lajmet e fundit nga TEB Banka