ekonomi:Lajme
Postuar më: 4 February 2013 / 16:37

Këtë javë presidenti i BERZH-it viziton Kosovën

Këtë javë presidenti i BERZH-it viziton Kosovën
0

Në një njoftim për media nga BERZH, bëhet e ditur se gjatë vizitës, Presidenti Chakarabarti do të diskutoj prioritetet e investimeve me zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës.

Ai do të takohet me kryeministrin Hashim Thaçi, ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj dhe ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari – Lila.

Sir Suma Chakarabarti gjithashtu do të përurojë hapësirat e reja të Bankës së në Prishtinë, nga ku do të përkrahin tranzicionin e vendit drejt një ekonomie tregu të hapur dhe demokratike, si dhe të organizojë një pritje për zyrtarët qeveritarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile. /Telegrafi/

0 komente
Lajmet e fundit nga TEB Banka