ekonomi:Lajme
Postuar më: 26 Shkurt 2013 / 15:43

Kosova do të ketë zërin e vet në Bordin e Drejtorëve të BERZH-it

Kosova do të ketë zërin e vet në Bordin e Drejtorëve të BERZH-it
0

Në këtë takim zëvendësministri Avdiu njoftoi delegacionin e BERZH-it për zhvillimet e fundit në fushën ekonomike dhe financiare. Ai shfrytëzoi rastin që ta falënderoj delegacionin si dhe qeveritë e tyre për përkrahjen që i kanë dhënë Kosovës në procesin e anëtarësimit në BERZH.

“Është inkurajues fakti se menjëherë pas anëtarësimit, janë intensifikuar vizitat e Misioneve të BERZH -it në Kosovë, dhe kjo është në funksion të rritjes së bashkëpunimit dhe eksplorimit të mundësive investuese në Kosovë. Presim që sektori privat të jetë udhëheqës i rritjes ekonomike dhe në këtë kontekst, presim që investimet e BERZH-it në të ardhmen të jenë të orientuara më shumë në sektorin privat dhe në ndryshimet strukturore që janë duke ndodhur”, tha Avdiu.

“Ne po ashtu presim investime të konsiderueshme në sektorin e energjisë, minierave, telekomunikacionit e në sektorë të tjerë gjithashtu edhe përmes pjesëmarrjes nga jashtë, dhe në këtë rast e shohim BERZH-in si një mundësi për burime shtesë të financimit”.

Ndërsa, në anën tjetër drejtori ekzekutiv i Konstituencës së Irlandës dhe Danimarkës Eoin Ryan, konsituencë e cila përfaqëson edhe Kosovën në Bordin Ekzekutiv të BERZH-it, u shpreh që Kosova do ta ketë mbështetjen e vazhdueshme gjatë hartimit të strategjisë dhe do të ketë zërin e vet në Bordin e Drejtorëve të BERZH-it. Me këtë rast delegacioni i Kosovës u ftua që të marr pjesë në takimin vjetor të BERZH-it që mbahet në maj të këtij viti në Stamboll. /Telegrafi/

 



0 komente
Lajmet e fundit nga TEB Banka