ekonomi:Lajme
Postuar më: 1 Shkurt 2013 / 16:42

Kosova pa marrëveshje me BE-në për punësim sezonal

Kosova pa marrëveshje me BE-në për punësim sezonal
0

Arritja e marrëveshjeve te reja për punësim sezonal, sipas zyrtarëve të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, po has në vështirësi të mëdha.

Njëra nga arsyet e mos realizimit të këtyre marrëveshjeve, siç thotë zëdhënësi i Ministrisë së Punës, Behxhet Gaxhiqi, është kriza ekonomike në Eurozonë. “Kosova nuk është ende nënshkruese e marrëveshjes për stabilizim asociim, po ashtu edhe kriza ekonomike globale ka bërë që të mos mund të arrihet ndonjë marrëveshje e re. Dihet se shumë vende të Evropiane kanë probleme të mëdha me ngritje të papunësisë dhe po ashtu këto vende nuk janë të gatshme të marrin punëtorë nga Kosova”, thekson Gaxhiqi për Radion Evropa e Lirë.

Në anën tjetër, njohës të çështjeve ekonomike kërkojnë më shumë angazhim institucional për arritjen e marrëveshjeve për punësim sezonal.

Profesori i ekonomisë, Isa Tahiri, thotë se punësimi sezonal do të lehtësonte në një mënyrë jetesën e atyre që mund të punojnë për një kohë në një nga shtete e BE-së. “Studentët të cilët shkojnë dhe punojnë për një kohë në ndonjë shtet, mund të lehtësojë jetesën e tyre, por pa ndonjë marrëveshje të mirë dhe më numër më të madh të të punësuarve nuk mund të arrihet zbutja e papunësisë në Kosovë”, thotë Tahiri.

Marrëveshja me shtetin e Gjermanisë e cila mundëson punësim sezonal për studentët kosovarë, sipas zëdhënësit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Behxhet Gaxhiqi, do të realizohet edhe në këtë vit.

Në vitin që lëmë pas, numri i studentëve që iu kishte mundësuar ky lloj punësimi në shtetin gjerman ka qenë 180 studentë.

Shkalla e papunësisë në Kosovë edhe sipas të dhënave të agjencisë së Statistikave të Kosovës, vazhdon të mbetet e lartë dhe e pandryshueshme.

Në rezultatet e regjistrimit të popullsisë, ku tregohen edhe shifrat e papunësinë, thuhet se prej 508.100 banorëve që janë të aftë për punë, 44.9 për qind janë të papunë. Kosova ka 227.646 banorë të papunë, përderisa të punësuar konsiderohen 280.454 persona. /Rel/Telegrafi/



0 komente
Lajmet e fundit nga TEB Banka