ekonomi:Lajme
Postuar më: 7 February 2013 / 15:51

Kosovarët që punuan në Maqedoni mund të përfitojnë pensione

Kosovarët që punuan në Maqedoni mund të përfitojnë pensione
0

Marrëveshja nëse ratifikohet në Kuvend, e të cilën e ka nënshkruar ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale të Kosovës, Nenad Rashiq dhe ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Spiro Ristovski konfirmon periudhat e sigurimit për realizmin e të drejtës në pension për të gjithë ata që kanë punuar në shtetin e Maqedonisë dhe anasjelltas.

Ristovski ka premtuar se kjo marrëveshje do të mundësoj realizimin e të drejtave të një numri të madh të qytetarëve që kanë pasur një stazh pune në të dyja vendet. Sipas tij, kjo duhet të ratifikohet në Kuvend. “Sipas pritjeve të mia shumë shpejtë do të përcillet kjo dhe të ratifikohet nga Parlamenti. Ju e dini që Qeveria është një pushtet të cilit ne nuk mund ti bëjmë presion, mirëpo unë besojë që nuk do të jetë një periudhë e gjatë dhe nga ana e të dy Parlamenteve do të ketë diçka, pasiqë këtu nuk bëhet fjalë për politikë por është interesi i qytetarëve të dyja shteteve, dhe interes të cilin ata e kanë merituar dhe kanë punuar gjatë jetës. Ne në një farë mënyre jemi zbatues të nevojave të tyre”, ka thënë ai.

Ndërsa ministri Rashiq, këtë marrëveshje e ka quajtur bazë ligjore për një bashkëpunim edhe në të ardhmen në realizimin e të drejtës në pension të qytetarëve që duhet ta gëzojnë këtë të drejtë.

“Ne i kemi disa informata që nuk janë zyrtare, por ky parakusht e siguron mundësinë e aplikimit, që do të thotë që pas një periudhe kohore të ratifikimit siç tha ministri, ratifikimit nga Parlamenti do të jemi të gatshëm që ti pranojmë aplikacionet e qytetarëve që aktualisht dhe eventualisht mund të jenë të atakuar sa i përket marrëveshjes me Maqedoninë. Ne i kemi informatat që nuk janë zyrtare, por diku rreth 500 personal sa e dimë ne, sipas deklaratave të tyre, mund të jenë përfitues nga ky memorandum”, ka thënë ai.

Kjo marrëveshje është e 24 që nënshkruajnë Kosova dhe Maqedonia me qëllim të përmirësimit të marrëdhënieve mes dyja vendeve. /Telegrafi/

0 komente
Lajmet e fundit nga TEB Banka