ekonomi:Lajme
Postuar më: 28 Dhjetor 2012 / 15:01

Kosovës i duhet prodhimi

Kosovës i duhet prodhimi
0

Ministrja Mimoza Kusari – Lila u njoftua me procesin, inovacionet dhe sfidat e kësaj fabrike, e cila konsideroi këtë fabrikë si storie suksesi për prodhimin dhe eksportin e tyre. “Është kënaqësi të shohësh një prodhim të industrisë së rëndë, siç është kjo e metalurgjisë, e cila dëshmon kapacitetet e Kosovës për eksport. Kjo fabrikë 98 për qind të prodhimit e eksportojnë në pothuajse të gjitha vendet e rajonit. Si politikëbërëse, kjo fabrikë na inkurajon edhe më tepër për të parë mundësitë të kemi më tepër storie suksesi si kjo fabrikë, theksoi ajo, duke thënë se është inkurajues fakti se një prodhim kualitativ në Kosovë mund të eksportohet”, tha Kusari – Lila.

Ndërsa, sipas Arianit Vllahiut, drejtor i Fabrikës IMB tha se sfidë është transporti, rryma elektrike si dhe gjetja e materialit me çmim më të favorshëm. Vllahiu tregoi se këtë vit fabrika që ai drejton e ka rritur eksportin në 50 për qind, krahasuar me vitin e kaluar.

Fabrikave e Gypave është një nga ndërmarrjet më të mëdha në Evropën Juglindore në industrinë e prodhimit të tubave dhe profileve të çelikta me saldim. E themeluar në vitin 1972, kjo fabrikë ka arritur të prodhojë më shumë se 12.000 km (apo 1,300.000) tuba për sisteme të ndryshme të ujësjellësve, gazsjellësve dhe naftësjellësve

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë mbetet e përkushtuar të vazhdojë bashkëpunimin e afërt me sektorin privat, duke e vendosur si objektiv kryesor për vitin 2013 mbështetjen e sektorit privat. /Telegrafi/



0 komente
Lajmet e fundit nga TEB Banka