ekonomi:Lajme
Postuar më: 17 Korrik 2008 / 07:52

Kredi 20 vjeçare në vlerë prej 350 mijë eurove

Kredi 20 vjeçare në vlerë prej 350 mijë eurove
0

Raiffeisen Bank në Kosovë ka dy vjet që ka filluar të japë kredi për shtëpi.

“Për shkak të kësaj, ne kemi vendosur të hapim qendrën “Shtëpia ime” e cila eksluzivisht do të merret me kredi hipotekare. “Shtëpia ime” do të ketë stafin e specializuar në gjashtë degë tjera në Kosovë. Afati i kthimit për kredi hipotekare është zgjatur deri në 20 vjet ndërsa shuma maksimale e kësaj kredie është rritur në 350,000 Euro. Kredi hipotekare u ofrohet edhe qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit", thuhet në komunikatën e kësaj banke.

Në këtë ceremoni, Oliver Whittle njoftoi se do të largohet nga Kosova pasi kishte punuar këtu si drejtor ekzekutiv i Raiffeisen Bank në Kosovë për katër vjet. Whittle tani do të punojë në Shqipëri si drejtor ekzekutiv i Raiffeisen Bank . Me këtë rast, drejtori i ri i Raiffeisen Bank në Kosovë është emëruar Bogdan Merfea. /Telegrafi/



0 komente
Lajmet e fundit nga TEB Banka