ekonomi:Lajme
Postuar më: 4 Shtator 2013 / 14:32

Kreditë e këqija mbi 23%

Kreditë e këqija mbi 23%
0

Ulja e përqindjes është një “ngushëllim” pikërisht në kohën kur kreditimi i ekonomisë ra në vlera negative me bazë vjetore. Ulja gjatë Korrikut duket të jetë më shumë rezultat i fshirjes së një sasie të kredive të humbura, sesa një përmirësim organik i cilësisë së portofolit të sistemit bankar.

Më herët gjatë këtij viti, pas këmbënguljes së Bankës së Shqipërisë dhe Shoqatës së Bankave, Ministri i Financave nxori një udhëzim të ri për fshirjen nga bilanci të kredive të humbura. Kjo mund të ketë ndihmuar në fshirjen një pjese të kredive që bankat i konsiderojnë të humbura, por që më parë i mbanin në bilanc vetëm për shkak të mosnjohjes nga ana e organeve tatimore si shpenzime të zbritëshme.

Sidoqoftë, ngadalësimi i huadhënies dhe kreditë me probleme ngelen një problem serioz për sistemin bankar, çka dëshmohet edhe nga rezultati financiar progresiv i 7-mujorit. Për herë të parë gjatë këtij viti, rezultati agregat i 16 bankave të sistemit ishte me humbje, në vlerën e 1.3 miliardë lekëve. Shpenzimet për fondin rezervë të humbjeve nga kreditë me probleme ngelen barra kryesore në rezultatin e bankave dhe pengesa më serioze për të ruajtur përfitueshmërinë. /Telegrafi/



0 komente
Lajmet e fundit nga TEB Banka