ekonomi:Lajme
Postuar më: 26 Shkurt 2013 / 16:15

Kryeministri Thaçi takoi përfaqësuesit e BERZH-it

Kryeministri Thaçi takoi përfaqësuesit e BERZH-it
0

Në takim kryeministri Thaçi edhe njëherë vlerësoi lartë vendimin e Bordit të Guvernatorëve për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në këtë institucion dhe u shpreh mirënjohës për ndihmën e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim gjatë këtij procesi. Po ashtu, kryeministri Thaçi i falënderoi përfaqësuesit e BERZH-it për përkrahjen dhe përkushtimin e tyre të deritashme në sektorin privat.

Në takim diskutuan mbi Strategjinë për Kosovën të BERZH-it dhe u pajtuan se orientimet strategjike që dalin nga kjo strategji janë në përputhje me prioritetet strategjike të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Gjatë takimit, kryeministri Thaçi ngriti idenë për mundësinë e përkrahjes nga BERZH të projekteve ndërqeveritare të infrastrukturës rrugore. Në kuadër të kësaj, kryeministri Thaçi kërkoi që të shihen modalitetet për përkrahjen e rrugës që do të lidh Republikën e Kosovës me atë të Serbisë, ide kjo e cila është diskutuar edhe në kuadër të dialogut dhe ka gjetur përkrahjen e Qeverisë së Serbisë dhe të Bashkimit Evropian

Kryeministri Thaçi kërkoi të shihen mundësitë për financimin e rrugës R6 e cila lidhë Prishtinën me Shkupin, si dhe për mundësinë e një rruge lidhëse mes vendit tonë dhe Malit të Zi. Gjithashtu, kryeministri Thaçi diskutoi edhe mundësinë për shtrimin e rrugës që do të lidhte Prizrenin me Tetovën përmes Maleve të Sharrit.

Përfaqësuesit për Republikën e Kosovës në BERZH e informuan kryeministrin Thaçi se do të përfaqësojnë interesat e Republikës së Kosovën pranë BERZH-it në mënyrën më të mirë të mundshme. Po ashtu, ata e siguruan kryeministrin Thaçi se projekt idetë për infrastrukturën rrugore do t’i ngritin në mbledhje të bordit, në mënyrë që të shihen modalitetet për përkrahjen e tyre nga BERZH-i. /Telegrafi/



0 komente
Lajmet e fundit nga TEB Banka