ekonomi:Lajme
Postuar më: 20 February 2013 / 11:09

Manipulime me shpronësime për autostradë

Manipulime me shpronësime për autostradë
0

Toka e Mehmet Isufit nga Obiliqi pa miratimin e pronarit është bërë gati për fillimin e punimeve për ndërtimin e autostradës, gjë që e ka mllefosur pronarin shumë.

Krejt problemi, sipas tij, ka dalë nga vlerësimi i ulët i tokës së tij. Mehmet Isufi thotë se toka e nivelit të njëjtë fqinjëve të tij u është paguar 4 mijë e 500 euro për një arë, ndërsa atij i janë ofruar vetëm 800 euro për arë. Ai shton se nuk është kundër ndërtimit të autostradës, por vlerësimi i tokës së tij është bërë shumë ulët, ka raportuar KTV-ja.

“Të tjerëve 180 m lartësi që është në një vijë me tokën time i kanë paguar 4 500 euro por për pasurinë në emër timin më janë caktuar 800 euro. E lëshoj menjëherë nëse m’i kishin dhënë paret dhe nuk jam asgjë kundër autostradës, nëse vjen puna edhe shpinë e shes”.

Ndërsa për tokën që Mehmet Isufi tha se e ka ndërruar me një tokë në Llazarevë, për të cilën posedon edhe dokumente, nuk i kanë ofruar fare çmim, e po ashtu edhe këtë tokë e kanë bërë gati të nisë puna për ndërtimin e autostradës.

Më datën 14 shkurt Policia e Kosovës e ka marrë në pyetje Isufin për gjithsej 6 orë dhe ky i fundit tha se është ndier i maltretuar.

Kurse Shkëlzen Morina, drejtori i Departamentit të Tatimit në Pronë në Ministrinë e Financave, ka thënë se vlerësimi i pronës është bërë i njëjtë për të gjithë. Sipas tij, është normale të ndryshojë çmimi sipas kategorisë, sepse toka më afër rrugës ka çmim më të lartë. /Telegrafi/
 

0 komente