ekonomi:Lajme
Postuar më: 11 July 2012 / 15:49

Mbahet diskutimi publik me temë “Strategjia e zhvillimit të shoqërisë së informacionit në nivelin komunal”

Mbahet diskutimi publik me temë “Strategjia e zhvillimit të shoqërisë së informacionit në nivelin komunal”
0

Objektiva kryesore e Projektit për Zhvillim Ekonomik të Kosovës përmes Cilësisë dhe Rrjetëzimit është të krijohen kushtet për zhvillim ekonomik të baraspeshuar dhe të qëndrueshëm në Regjionit Ekonomik Qendër nëpërmjet përmirësimit të kapaciteteve të sektorit të TIK-ut, krijimi lidhjeve të forta në mes të TIK-ut dhe bizneseve tjera, dhe të aktiviteteve tjera të rrjetëzimit. Projekti implementohet nga Instituti Evropian i Softuerit për Evropën Qendrore dhe Lindore, LTI dhe Asociacioni Bullgar i Kompanive Softuerike.

Objektiva kryesore e konceptit për Zhvillimin e Strategjisë për Shoqëri të Informacionit është të organizohet dhe mbështetet procesi i Zhvillimit të Shoqërisë së Informacionit në Kosovë, në nivel kombëtar dhe regjional. Ekspertët e projektit e kanë hartuar konceptin pas një numri të intervistave me specialistë të TI-së nga 8 komunat e Regjionit Ekonomik Qendër dhe komuna e Gjilanit të cilat kanë prezantuar një praktikë të mirë në zhvillimin e e-shërbimeve për qytetarët dhe bizneset, dhe nga Ministria e Administratës Publike.
Ky koncept mund të shërbejë si bazë për hartimin e strategjive tjera që kanë të bëjnë me TI-në dhe të planeve në nivel kombëtar dhe regjional.

Gjatë diskutimit, akterët dhe vendimmarrësit të nivelit të lartë nga ministritë, agjencitë shtetërore dhe komunat kanë paraqitur drejtimet strategjike për implementimin e Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit në jetën e përditshme të qytetarëve, bizneseve dhe administratave. Ata së bashku me partnerët dhe ekspertët e projektit i kanë ngritur në pah disa nga vështirësitë dhe pengesat me të cilat ballafaqohen vendimmarrësit në nivel kombëtar dhe komunal. Diskutimi është mbajtur në frymë konstruktive dhe pozitive.
Deklaratat e pjesëmarrësve e kanë vlerësuar konceptin si një instrument i dobishëm i cili i mbështetë përpjekjet regjionale dhe kombëtare në zhvillimin dhe organizimin e qytetarëve dhe bizneseve duke i pasur në qendër e-shërbimet.

Ndikimi socio-ekonomik i Shoqërisë së Informacionit përcaktohet në mënyrë të duhur nga Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit e Kosovës, përkatësisht – “Shoqëria e Informacionit është formë e re e të jetuarit të civilizimit njerëzor, ku shërbimet universale dhe barabarësia për qasje informacionit së bashku me sistemet dhe infrastrukturën e zhvilluar të komunikimeve elektronike kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm socio-ekonomik, zbutjen e varfërisë dhe standard më të mirë të jetës. Praktikat ndërkombëtare tregojnë ndikim pozitiv të teknologjisë informative dhe komunikuese në zhvillimin e shoqërisë moderne, që manifestohet me laramani të mënyrave për qasje informatave si dhe resurseve informative publike në të gjitha aktivitetet shoqërore: e-demokraci, e-qeverisje, e-biznes, e-ekonomi, e-kulturë, e-shëndetësi, e-mësim etj.”, e cila është në përputhje të plotë me Agjendën Digjitale të BE-së. Partnerët e projektit janë të gatshëm të ofrojnë mbështetje për iniciativat për hartimin dhe zhvillimin e aktiviteteve të Shoqërisë së Informacionit nga qeveria kombëtare dhe lokale./Telegrafi/
 

0 komente