ekonomi:Lajme
Postuar më: 1 July 2013 / 14:41

Mbahet forumi i biznesit Kosovë-Zvicër

Mbahet forumi i biznesit Kosovë-Zvicër
0

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari – Lila, i informoi dhjetëra investitorë potencialë nga Zvicra për iniciativat që Qeveria e Kosovës po ndërmerr në vazhdimësi për përmirësim të ambientit për të bërë biznes. Theks të veçantë i dha krijimit të zonave të lira ekonomike, Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, ku Kosova është vendi i vetëm në rajon që ka këtë organ me qëllim të intensifikimit të dialogut publiko-privat.

Ministrja Kusari – Lila shtoi se Kosova ka marrëveshje për mbrojtjen dhe promovimin e investimeve me Zvicrën, që shërben si garantues ligjor për çdo investitor nga vendi i tyre. Për fund, zëvendëskryeministrja Mimoza Kusari – Lila përmendi sektorët e energjisë dhe minierave, bujqësisë, procesimit të ushqimit, drurit dhe metaleve si dhe një mori sektorësh tjerë me potencial të lartë për investitorët nga jashtë.

Pjesë e këtij forumi të rëndësishëm , tanimë vjetor, ishte ambasadorja zvicerane në Kosovë, znj. Krystyna Marty Lang, e cila tha se Kosova ka një qasje mike ndaj bizneseve dhe se është duke shënuar progres në prodhim. Ajo u shpreh se vendin që ajo e përfaqëson e përkrah fuqishëm Kosovën në zbutjen e papunësisë dhe përmirësimin e mëtejmë të ambientit për të bërë biznes.

Më tutje, kryeshefi i Agjencisë për Promovimin e Investimeve (APIK), Valdrin Lluka, prezantoi në aspektin teknik arsyet pse të investohet në Kosovë si dhe asistencën e agjencisë të cilën ai e drejton mund ta ofrojë për çdo investitor që sheh Kosovën si destinacion për të investuar.

Në fund, u prezantuan eksperiencat e investitorëve aktualë në Kosovë. Të martën delegacioni me biznese zvicerane i përcjellë nga kryeshefi i APIK-ut dhe nga përfaqësues të ECIKS do të bëjnë vizita në Gjakovë dhe Gjilan. /Telegrafi/

0 komente
Lajmet e fundit nga TEB Banka