ekonomi:Lajme
Postuar më: 31 December 2012 / 13:36

Merkel: Na presin kohë të vështira

Merkel: Na presin kohë të vështira
0

Megjithatë, ajo tha gjithashtu se reformat e projektuara për të zgjidhur problemin nga rrënjët e tij kanë filluar të japin frytet e para. Zonja Merkel u bëri thirrje gjermanëve që të tregohen më të duruar. “Unë e di se shumë njerëz janë të shqetësuar për vitin që vjen. Ambienti ekonomik nuk do të jetë më i lehtë vitin e ardhshëm, por më i vështirë. Por ne nuk duhet të lejojmë që kjo të na demoralizojë”, tha

Ambjenti ekonomik nuk do të jetë më i lehtë vitin e ardhshëm, por më i vështirë. Por ne nuk duhet të lejojmë që kjo të na demoralizojë.

Kancelarja e lidhi të ardhmen e Gjermanisë me prosperitetin e Bashkimit Evropian. “Për prosperitetin dhe solidaritetin tonë, ne duhet të vendosim balancat e duhura”, nënvizoi ajo. “Kriza evropiane e borxhit tregon se sa i rëndësishëm ky balancim është. Reformat që ne kemi ndërmarrë kanë filluar të japin impaktin e tyre. Megjithatë, ne kemi nevojë për më shumë durim, pasi fundi i krizës është ende larg”, shtoi Merkel.

Komentet e saj duket se bien ndesh me ato të ministrit gjerman të Financave, Wolfgang Schaeuble, që deklaroi javën e kaluar se më e keqja e krizës kishte kaluar.

Në një intervistë për “Bild”, Schauble foli për zhvillime pozitive në Greqi dhe në Francë, duke thënë se: “Mendoj se të keqen e kemi lënë pas”.

Gjermania, ekonomia më e madhe në Evropë, ka qenë arkëtarja e krizës së Eurozonës, një lëvizje që nuk është pëlqyer nga votuesit gjermanë dhe që është kundërshtuar nga disa konservatorë në koalicion me Merkel. /Telegrafi/

0 komente