ekonomi:Lajme
Postuar më: 22 January 2013 / 10:53

Mielli lirohet, buka jo

Mielli lirohet, buka jo
0

Kryetari i Shoqatës së Mullistëve, Muhamet Farizi, thotë se Kosova është vendi me tatimin më të madh në rajon, TVSh-ja 16 për qind në Kosovë kurse për bujqësi në Kroaci është 0 për qind, në Serbi 8 dhe në Maqedoni vetëm 5 për qind. “Në Kosovë një ton e grurit është afro 330 euro kurse në tregjet ndërkombëtare një ton është vetëm 250 euro. Për të ndihmuar bujqësinë vendore, Ministria e Bujqësisë jep 100 euro subvencion për një hektar tokë”, ka thënë Farizi.

Ndërsa, kryetari i shoqatës së furrtarëve, Halit Xoxa, thotë se “nuk ka motivacion dhe mbështetje që t’i japë vullnet bujqësisë për të mbjellë sa më shumë grurë. Politika e lartë tatimore e qeverisë ka mbyllur më shumë se 35 mullinj këto vitet e fundit në Kosovë”, thotë Xoxa.

Ai shtoi se subvencioni që marrin nga qeveria është tepër i pamjaftueshëm, po gjithashtu Xoxa i bën thirrje qeverisë që të ketë një vizion afatgjatë për politikën bujqësore. “Mungesa e inspeksionit sanitar dhe kualitativ ua liron udhën disa tregtarëve të pamoralshëm që të zbresin çmimet e një buke, por ata e zbresin edhe gramët e një buke dhe ajo vazhdon të shitet si një bukë me 500 gramë, kurse i ka vetëm 350 gramë”, theksoi Xoxa, shkruna Zëri.

Ai tregon se në disa furra përdoren aditivët me përqindje shumë të lartë, për mbi 5 për qind dhe se kjo jo që vetëm e zmadhon bukën për t’u dukur më e rëndë, por edhe është shumë e dëmshme. /Telegrafi/

 

0 komente
Lajmet e fundit nga TEB Banka