ekonomi:Lajme
Postuar më: 26 Shkurt 2013 / 09:15

Obama, pasoja pas shkurtimit të buxhetit

Obama, pasoja pas shkurtimit të buxhetit
0

Presidenti Barak Obama paralajmëron për pasoja të tmerrshme. "Shkurtimet padallim do të ngadalësojnë ekonominë. Do të eliminojnë vende të mira pune. Do të vështirësojnë jetën e shumë familjeve prej kohësh në vështirësi".

Presidenti i ka bërë thirrje Kongresit të miratojë një paketë alternative të shkurtimit të shpenzimeve me synim uljen e deficitit. "Shkurtimet pa dallim nuk duhet të ndodhin. Kongresi mund t’i kthehet çështjes në çdo kohë me vetëm një kompromis të vogël. Ata mund të miratojnë një plan të balancuar për uljen e deficitit".

Por republikanët refuzojnë shtim të mëtejshëm të taksave, duke argumentuar se rrënja e çekuilibrit fiskal të Amerikës është shpenzimi i shfrenuar. Kryetari e Dhomës së John Boehner."Shkurtimet pa dallim do të jenë në fuqi derisa të bëhen shkurtime dhe reformat që na vënë në rrugën për të balancuar buxhetin gjatë 10 viteve të ardhshme". /Telegrafi/



0 komente
Lajmet e fundit nga TEB Banka