ekonomi:Lajme
Postuar më: 27 December 2012 / 13:50

OEK: Viti 2013,vit i ekonomisë

OEK: Viti 2013,vit i ekonomisë
0

Një trend i tillë nuk guxon të vazhdon edhe në vitin 2013, sepse indikatorët kryesor tregojnë se kemi rënie në eksport, investimeve të huaja, rritje të borxheve te këqija dhe reflektim më i madh i krizës globale në vendin tonë.

Kur këta indikatorë kombinohen me dy fenomene më negative që vite me radhë e kanë kapluar shoqërinë kosovare, që janë shkalla jashtëzakonisht e madhe e papunësisë dhe shkalla madje edhe më e madhe e varfërisë, atëherë mund të konkludohet se Kosova me hapa të sigurt po rrëshqet drejt një krize të thellë ekonomike, nëse nuk merren hapa urgjente dhe konkrete në trajtimin e çështjeve kryesore zhvillimore.

Ajo që Kosovës i duhet shumë shpejt është politikë inkurajuese ekonomike për ndërmarrje të vogla dhe të mesme që nuk kërkojnë investime të mëdha, ndërkaq absorbojnë fuqinë e madhe punëtore. Na duhet edhe përkrahja më e madhe për bujqësinë. Bujqësia është njëra nga shanset tona më pak të shfrytëzuara.

Viti i ardhshëm pritet të jetë vit i zgjedhjeve eventuale nacionale. Pritet të jetë vit për zgjidhjen përfundimtare të mosmarrëveshjeve me Serbinë. Pritet të jetë vit për fillimin e dialogut për Stabilizim dhe Asociim me BE.

Oda Ekonomike e Kosovës pret që ky vit të jetë edhe ndryshimit radikal në trajtimin e ekonomisë së vendit dhe bizneseve që mund ti japin shumë vendit të vet. Nëse vazhdojmë ta trajtojmë si çështje sekondare karshi politikës, nëse ekonomia vazhdon të jetë në hije të politikës, atëherë kemi drojë se ky vit mund të jetë edhe vit i fundit i qetësisë sociale. /Telegrafi/

0 komente