ekonomi:Lajme
Postuar më: 31 January 2013 / 09:28

Pacolli e Kusari – Lila ftojnë investitorët nga Emiratet e Bashkuara Arabe

Pacolli e Kusari – Lila ftojnë investitorët nga Emiratet e Bashkuara Arabe
0

Ata fillimisht u takuan me Ministren e Tregtisë së Jashtme Lubna Al Qasimi me të cilën kanë diskutuar për mënyrat e ngritjes së bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy shteteve.

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka potencuar mundësitë investive në Kosovë me fokus të veçantë në sektorët e industrisë dhe bujqësisë. Ai gjithashtu ka përmendur përparësitë gjeografike, të fuqisë punëtore dhe të resurseve natyrore si përparësi konkurruese të Kosovës karshi vendeve tjera të rajonit.

Ndërsa Zëvendëskryeministrja Kusari-Lila ka folur për projektet konkrete investive në sektorin e turizmit, me theks të veçantë Projektin e Brezovicës.

Kurse Al Qasimi ka ofruar përkrahjen e plotë të Qeverisë së EBA dhe të resorit që ajo drejton për përkrahjen e bashkëpunimit me Kosovën. Ajo, premtoi se përmes dikasterit që drejton, do të ndihmoj në drejtim të promovimit të projekteve konkrete të diskutuara gjatë takimit.

Më tej, Zëvendëskryeministrat Pacolli dhe Kusari-Lila janë takuar edhe me Kryetarin e Bordit të Odës Ekonomike të Dubait, Abdulrahman Saif Al Ghurair me të cilin janë fokusuar kryesisht në krijimin e kushteve sa më të mira për tërheqjen e bizneseve nga EBA në Kosovë. Zevendskryeministri Pacolli në veçanti ka diskutuar për mundësinë e hapjes së Zyrës Ekonomike të Kosovës në Dubai,e cila do të shërbente për ngritjen e marrëdhënieve ekonomike me EBA por edhe me pjesën tjetër të botës Arabe.

Nga ana e saj, zevendskryeministrja Mimoza Kusari-Lila foli për mundësitë investive si dhe për mundësinë e organizimit të një Forumi Ekonomik me fokus në bizneset e EBA dhe Kosovës.

Kurse, AlGhurarir shprehu vullnetin e mirë të bizneseve të EBA për të bashkëpunuar me bizneset kosovare, por ai theksoi nevojën që Kosova të ngritë vetëdijen ndërkombëtare në raport me ofertën e saj por edhe me kërkesat për viza.

Më tutje, Zëvendëskryeministrat janë takuar edhe me Agjencinë për Promovimin e Investimeve (FDI Dubai) si dhe me Korporatën Ndërkombëtare Financiare të Dubait. Qëllimi i këtyre takimeve ishte prezantimi i projekteve investive, posaçërisht projekti i Brezovices.

Vizita në EBA është pjese e agjendës së Qeverisë së Republikës së Kosovës për promovim të investimeve dhe ngritje të bashkëpunimit ekonomik ndërkombëtar. /Telegrafi/

0 komente
Lajmet e fundit nga TEB Banka