ekonomi:Lajme
Postuar më: 22 Janar 2013 / 14:09

Paraqitja e Kosovës nervozoi serbët në panairin e Berlinit

Paraqitja e Kosovës nervozoi serbët në panairin e Berlinit
0

Mediat serbë raportojnë se edhe në ditën e katërt të këtij panairi, stenda e Serbisë është e njëjtë, në mesin e më të këqijave.
“Ajo nuk duhet të jetë e habitshme për shkak se Ministria e Bujqësisë e Serbisë disa ditë para se të nisej për në Berlin, nuk e dinin se si të paraqiten në këtë panair”, thotë një zyrtar i ministrisë së Bujqësisë së Serbisë për mediat serbe.

Duke iu referuar shkrimeve të medieve serbe, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), Blerant Stavileci, në një status në facebook thotë se prezantimi i mirë i Kosovës ka nervozuar serbët.

“Serbët, të nervozuar me prezantimin e mrekullueshëm të Kosovës në Berlin. Përveç që kemi njërin nga pavijonet më të bukur dhe më tërheqës, e arritëm edhe këtë”, ka shkruar ministri Stavileci. /Telegrafi/



0 komente
Lajmet e fundit nga TEB Banka