ekonomi:Lajme
Postuar më: 12 Shkurt 2013 / 16:06

Peshku i Tajlandës kontrollohet me detaje

Peshku i Tajlandës kontrollohet me detaje
0

“Dy maune me peshk tani janë të ndaluara në kufij dhe presim verifikimin që do bëhet nga laboratori në prezencë të elementeve që e rrezikojnë produktin. Vetëm atëherë kur dëshmohet përmes argumenteve se ky peshk është i shëndosh do të lejohet të futet brenda në vend dhe do të lejohet për konsum. Jemi duke punuar ngushtë më te gjitha autoritete kombëtare për ushqim të vendeve që eksportojnë për Kosovë për secilin dyshim qe shfaqet në produktet e tyre informohemi me kohë për të ndërmarr të gjitha masat e nevojshme për të mos u rrezikuar shëndeti publik”.

“Po ashtu kemi kontakte edhe me organizatat botërore qe merren me siguri ushqimore dhe na dërgojnë informata të vazhdueshme për të gjitha ndryshimet apo rreziqet që paraqiten në vende të ndryshme për produkte të ndryshme”, njofton AUV.

Kjo e fundit thotë se qytetarët e Kosovës duhet ta ndjejnë veten të sigurt në produktet që konsumojnë pasi që ato i nënshtrohen kontrollit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë i cili kontrollon të gjitha produktet në vend qofshin ato nga importi apo prodhime vendore në tërë zinxhirin deri në tryezën e konsumatorit. /Telegrafi/



0 komente
Lajmet e fundit nga TEB Banka