ekonomi:Lajme
Postuar më: 12 Qershor 2013 / 16:51

Politika dhe bizneset duhet të punojnë bashkë për rezultate

Politika dhe bizneset duhet të punojnë bashkë për rezultate
0

Në dhjetë vjetorin e ekzistimit të ECIKS-it, zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari – Lila foli për zhvillimin ekonomik në pesë vitet e fundit në Kosovë, ri-strukturimi i ndërmarrjeve publike, reformat e të bërit biznes dhe përkrahja e sektorit privat, iniciativat e ministrisë që ajo drejton për adresimin e qasjes në financa si dhe për Zonat e Lira Ekonomike, me anë të cilave do të stimulohen dhe inkurajohen investimet e huaja.

Në panelin e udhëhequr nga Erhard Busek ish-zëvendëskancelar i Austrisë, me zëvendësministren e Ministrisë së Ekonomisë, Familjes dhe Rinisë së Austrisë, Bernadette Gileringer, ish-Komisioner i BE-së për Bujqësi Franz Fischler si dhe Drejtor të Sektorit Privat të Agjencisë Austrikake për Zhvillim Gunter Schall.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, MImoza Kusari – Lila tha se “Nuk do të ketë investime, nëse nuk ka qeveri kredibile dhe nuk do të ketë zhvillim të mirëfilltë të shtetit pa investime”, duke shtuar se si qeveri janë të vendosur për përmirësimin e ambientit për të bërë biznes, në të cilën ndërmarrjet mund të operojnë me efikasitet dhe me një nivel minimal të pengesave rregullative. “Qeveria e Republikës së Kosovës është e vetëdijshme se detyra e tanishme është të lëvizim nga qëndrueshmëria e thjeshtë në gjenerimin e punësimit dhe zhvillimin ekonomik”, theksoi Kusari – Lila.

Kjo konferencë u organizua me rastin e 10-vjetorit të themelimit të ECIKS, e cila ka shërbyer mbi 100 kompani kosovare dhe investitorë potencial, shumë prej të cilëve tashmë kanë investuar dhe gjenerojnë fitime në Kosovë. /Telegrafi/



0 komente
Lajmet e fundit nga TEB Banka