ekonomi:Lajme
Postuar më: 7 February 2013 / 16:41

Presidenti i BERZH-it vizitoi fabrikën e qumështores VITA

Presidenti i BERZH-it vizitoi fabrikën e qumështores VITA
0

Gjatë kësaj vizite, Suma Chakrabarti u njoftua për së afërmi me rezultatet e bashkëpunimit në mes të BERZH-it dhe Devolli Group si dhe u njoh me mënyrën se si funksionon fabrika.

Gjithashtu ai shprehu mbështetjen e vazhdueshme të Bankës për ngritjen e kapaciteteve prodhuese kosovare, duke vënë theks të veçantë në rezultatet e arritura nga bashkëpunimi me Devolli Group, në qumështoren VITA e cila tanimë zotëron pajisjet dhe teknologjinë ndër më modernet jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë.

Si rezultat i këtij bashkëpunimi në mes të BERZH-it dhe Devolli Group, qumështorja VITA tashmë ka 6 linja prodhimi për qumësht, jogurt dhe produkte të tjera të qumështit ndërsa kapacitetet prodhuese tejkalojnë 32 mijë litra në orë.

Bashkëpunimet e tilla nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, jo vetëm që rrisin kapacitetet prodhuese të kompanive vendore, por edhe kontribuojnë në rritjen e mirëqenies sociale të të gjithë qytetarëve. /Telegrafi/

0 komente