ekonomi:Lajme
Postuar më: 25 February 2013 / 13:37

Protestat nuk ndalen deri në përmbushjen e kërkesave

Protestat nuk ndalen deri në përmbushjen e kërkesave
0

Nga qytetarët e pranishëm në protestë u kërkua që me protesta të vazhdohet për çdo ditë.

“Protestat për çështjen e faturave të KEK-ut do të fillojnë të mbahen çdo ditë deri në përmbushjen e kërkesave. Hapat e mëtutjeshëm të protestuesve do të jenë në përputhje me veprimet e institucioneve dhe KEK-ut, rreth çështjes së ngritur”, thuhet në komunikatën e Grupit të Qytetarëve të Organizuar.

Ky grup ka ftuar sindikatat, grupet e ndryshme shoqërore dhe të gjithë qytetarët e Kosovës që të marrin pjesë në protesta.

“Ata qytetarë që nuk kanë mundësi të vijnë në Prishtinë për të protestuar para selisë qendrore të KEK-ut, le të mblidhen pranë zyrave të KEK-ut nëpër vendbanimet e tyre. Muaji prill po afrohet, faturat e reja me çmime enorme po vijnë, varfëria po troket në dyert e secilit”.

Pas protestës, mediat janë pritur nga zëdhënësi Viktor Buzhala, i cili tha se çdo ankesë e qytetarëve është duke u shqyrtuar, ndërsa shtoi se shkyçjet janë duke u bërë për konsumatorët borxhlinj të muajve paraprak, e jo për këtë muaj. /Telegrafi/

0 komente