ekonomi:Lajme
Postuar më: 5 February 2013 / 11:19

Qeveria amerikane padit Standard & Poor’s

Qeveria amerikane padit Standard & Poor’s
0

Standard & Poor’s tha se Departamenti i Drejtësisë do të ngre padi për shkak të rejtingut të lartë që i kishin dhënë disa hipotekave, të njohura si obligimet kolaterale të borxhit(CDO) në vitin 2007, vlera e të cilave më vonë ra në mënyrë dramatike.

Rënia e CDO-s u shkaktua nga kolapsi i tregut të shtëpive në SHBA, që çoi në krizë globale. Standard & Poor’s tha se rasti është plotësisht pa fakte dhe pa baze ligjore.

Një zëdhënëse e Departamentit të Drejtësisë ka refuzuar të komentojë. Raportet e mediave thonë se veprimet ligjore mund të ndërmerren në këtë javë. Një padi e tillë, do të shënonte rastin e parë në lidhje me keqbërjen e ndonjë agjencie rejtingu që lidhet me krizën financiare.

Aksionet e Standard & Poor’s ranë 13.8 për qind të hënën. /Telegrafi/

 

0 komente