ekonomi:Lajme
Postuar më: 24 July 2008 / 10:38

Qeveria rrit buxhetin për 52 milionë euro

Qeveria rrit buxhetin për 52 milionë euro
0

“Buxheti i rishikuar i Kosovës do të jetë për rreth 52 milionë euro më shumë se në kohën kur është miratuar. Gjatë rishikimit të Buxhetit janë marrë parasysh prioritetet e Qeverisë së Kosovës dhe gjendja e të hyrave fiskale gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti”, thuhet në komunikatën për media që është dërguar nga ministria e Ekonomisë dhe Financave.

Ministri Shala ka theksuar se gjatë rishikimit të Buxhetit të Kosovës janë marrë parasysh prioritetet e Qeverisë së Kosovës, gjendja e të hyrave fiskale gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti, por se janë bërë edhe alokime të ndryshme brenda ministrive dhe agjencive buxhetore për të ekzekutuar më mirë dhe në afate shpenzimet e parapara buxhetore.

Zëvendësministri Hamza ka deklaruar se me rishikimin e buxhetit nuk është rrezikuar qëndrueshmëria fiskale. Ai ka shkoqitur fakte të ndryshme për ngritjet e zërave  brenda Buxhetit të Kosovës, si pagat për 430 arsimtarë të rinj, sigurimin e barnave nga lista esenciale, shtrenjtimin e mallrave dhe shërbimeve, inflacioni etj.

Anëtarët e Komisionit në diskutimet e tyre kanë lavdëruar punën e ministrisë gjatë përgatitjes së rishikimit të Buxhetit të Kosovës, por  kanë tërhequr edhe vëmendjen për ngritjen e disa zërave, si fjala vjen subvencionimin e KEK-ut dhe mjetet shtesë për importin e energjisë.

“Subvencionimi i KEK-ut e ngarkon buxhetin e Kosovës edhe ndikon në mënyrë destimuluese për prodhim të energjisë elektrike dhe inkasim të borxheve”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

0 komente
Lajmet e fundit nga TEB Banka