ekonomi:Lajme
Postuar më: 25 Korrik 2008 / 12:29

Ratifikohet marrëveshja për ndërtimin e gazsjellësit “Rryma Jugore”

Ratifikohet marrëveshja për ndërtimin e gazsjellësit “Rryma Jugore”
0

Ndër klauzolat kryesore të marrëveshjes janë pjesëmarrja e themeluesit bullgar me 50 për qind në kapitalin e kompanisë shfrytëzuese të gazsjellësit dhe garantimi i tregjeve për rrjetin ekzistues për transportimin e gazit.

Sipas Ministrisë së Ekonomisë dhe të Energjetikës të Bullgarisë dhe të ekspertëve rusë vendi mund të fitojë nga 250 deri në 400 milionë dollarë për vit nga taksat e transportimit.

Gazsjellësi “Rryma Jugore” është një projekt i përbashkët i kompanisë ruse “Gazprom” dhe i asaj italiane “Eni”.

Në Bullgari ai do të ketë një trase veriore dhe një jugore. Nëpërmjet tyre gazi nga Rusia do të arrijë deri te Rumania, Hungaria, Sllovenia dhe Austria – nga njëra anë, dhe nga ana tjetër deri te Greqia dhe Italia.



0 komente
Lajmet e fundit nga TEB Banka