ekonomi:Lajme
Postuar më: 5 Shkurt 2013 / 11:55

Rreth 48% e ndërmarrjeve në Kosovë merren me tregti

Rreth 48% e ndërmarrjeve në Kosovë merren me tregti
0

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka bërë të ditur se në treguesit e publikuar nuk bëjnë pjesë sektorët e veprimtarive ekonomike: bujqësi, pylltari, peshkim, financa, kompani të sigurimeve dhe administratë publike.

"Numri total i ndërmarrjeve aktive gjatë vitit 2011 ka qenë rreth 41.418. “Në bazë të sektorëve ekonomik, numri më i madh i ndërmarrjeve i takon tregtisë me 19.770 ndërmarrje apo shprehur në përqindje (47.7 për qind), shërbimet biznesore me 4,572 (11 për qind), industria përpunuese 4,504 (10.9 për qind), transporti, depot dhe telekomunikacioni me 3.477 (8.4 për qind), hotelet dhe restorantet me 3,459 (8.4 për qind), shërbimet tjera me 2.738 (6.6 për qind), ndërtimtaria me 2,632 (6.4 për qind), industria nxjerrëse 202 (0.5 për qind) si dhe prodhimi, shpërndarja e energjisë elektrike, e gazit, e avullit dhe ujit arrijnë rreth 64 (0.2 për qind)”, theksoi ASK-ja.

Ndërsa sa i përket punësimit për sektorët ekonomik të cilat ishin pjesë e hulumtimit del që numri total i të punësuarve arrin shifrën 123,233, prej të cilëve sektori i tregtisë përbën rreth 39,334 të punësuar apo shprehur në përqindje (31.9 për qind), industria përpunuese 20,761 (16.8 për qind), ndërtimtaria me 14,981 (12.2 për qind), transporti, depot dhe telekomunikacioni me 11,158 (9.1 për qind), shërbimet biznesore 10,796 (8.8 për qind), prodhimi, shpërndarja e energjisë elektrike, e gazit, e avullit dhe ujit me 10,727 (8.7 për qind), hotelet dhe restorantet me 6,356 (5.2 për qind) si dhe sektorët tjerë kanë më pak se 5 për qind të punësuar.

Karakteristik tjetër që vlen të përmendet është edhe qarkullimi i realizuar nga ndërmarrjet e që prapë dominon tregtia me një pjesëmarrje prej 55.4 për qind, ndërtimtaria me 12.8 për qind, industria përpunuese 12.0 për qind, kurse sektorët e tjerë të veprimtarive ekonomike rezultojnë me një përqindje më të vogël të qarkullimit. “Treguesin e pagës mesatare mujore që sillet rreth 309 euro në aktivitetet e përfshira në anketë”, bëhet e ditur në komunikatën e ASK-së. /Telegrafi/



0 komente
Lajmet e fundit nga TEB Banka