ekonomi:Lajme
Postuar më: 20 October 2010 / 11:28

Rriten kredit e këqija

Rriten kredit e këqija
0

Statistikat e BQK-së tregojnë se kredit e këqija kanë shkuar në 4.5 për qind, një gjë të tillë e mohojnë disa nga zyrtarët e bankave.

Zëdhënësi i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Besnik Kada, tha se kredit e këqija kanë arritur në 4.5 për qind.

“Pjesëmarrja e kredive joperformuese në totalin e kredive në fund të muajit gusht 2010 numëron 4.5 për qind, që është e njëjtë me pjesëmarrja e kredive joperformuese në totalin e kredive në fundin e muajit gusht të 2009”, ka thënë Kada.

Kurse sa i përket kredive ai tha se deri në fillim të shtatorit kanë qenë rreth 1.4 miliardë euro.

Ndërkaq Rudina Heroi, Hulumtuese në Institutin për Studime të Avancuara (GAP), tha se edhe pse Kosova gëzon vendin e parë ne regjion sa i përket numrit më të ulët të kredive të këqija, megjithatë trendi i kredive të këqija është në rritje e sipërme.

“Në vitin 2008, nga numri kredive të lëshuara, 3.3 për qind prej tyre hynin në kategorinë e kredive të këqija, ndërsa në vitin 2009 numri i kredive të këqija është rritur për 1 për qind duke përbërë kështu 4.3 për qind të totalit të kredive të aprovuara nga bankar. Sipas analizave bankare edhe gjatë vitit 2010 do të kemi rritje të kredive të këqija”, tha Heroi. /Telegrafi/

0 komente
Lajmet e fundit nga TEB Banka