ekonomi:Lajme
Postuar më: 15 January 2013 / 16:47

Rritet numri i punëtorëve që humbin jetën

Rritet numri i punëtorëve që humbin jetën
0

Ky numër i të lënduarve dhe atyre që kanë vdekur në vendin e punës, sipas Basri Ibrahimit kryeinspektor ka shënuar rritje krahasuar me vitet e kaluara. Ai thotë se siguria në punë nuk është e kënaqshme, mbete punë për të përmirësuar. “Numri i personave të lënduar është 45 punëtorë, kjo shifër është pak më e lartë se sa vitin e kaluar. Çështja e personave të lënduar është relative, punëdhënësit edhe pse e kanë për obligim ligjor që të tregojnë lëndimet e punëtorëve ata nuk e bëjnë çdo herë një gjë të tillë. Ndërkaq, fatkeqësisht në vitin 2012, 17 persona e kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës”, thotë Ibrahimi.

Siguria në punë në aspektin legjislativ në Kosovë rregullohet me dy ligje në fuqi: Ligjin e punës dhe me Ligjin për siguri në punë, mbrojtjen e shëndetit të të punësuarve dhe ambientin e punës.

Dënimet për punëdhënësit për shkak të mungesës së sigurisë në ambientet e punës, sipas Ligjit për siguri në punë, mbrojtje të shëndetit të të punësuarve dhe ambientit të punës, janë nga 100 deri në 20 mijë euro.

Në anën tjetër, përfaqësues të punëtorëve, nivelin e ultë të sigurisë në punë e shohin si njërën nga problemet më të mëdha me të cilin ballafaqohen punëtorët.

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Haxhi Arifi tha se numri në rritje i personave që kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës tregon më së miri gjendjen e sigurisë në punë. “Siguria në vendin e punës është rrezikuar shumë sidomos në sektorin informal dhe atë privat. Sektori i ndërtimtarisë është ai sektor i cili nuk afron ambient të sigurt dhe pa rreziqe për punëtorët. Është shqetësuese ky fakt”, thotë Arifi. /Rel/Telegrafi/

0 komente