ekonomi:Lajme
Postuar më: 12 Tetor 2008 / 01:34

Rusia nuk do të presë furnizimin me gaz në Evropë

Rusia nuk do të presë furnizimin me gaz në Evropë
0

"Nuk besoj se Rusia do të ndërpresë eksportin. Nuk e ka bërë më parë dhe nuk mendoj se do ta bëjë qëllimisht".

Grei tha se përgjigja e rreptë që iu dha Rusisë nga SHBA-të dhe Evropa për shkak të konfliktit me Gjeorgjinë ka bërë që të ulet rreziku i Rusisë ndaj fqinjëve të saj.

"Nuk mendoj se do të kemi probleme të tjera".

Për Grein, një problem i madh i Evropës është varësia nga Rusia për furnizimin me gaz.

Ai kishte besim se gazsjellësi Nabuko, që shihet nga Evropa si një mënyrë për të zvogëluar varësinë nga Rusia, do të ndërtohej një ditë.

Ky gazsjellës parashikohet të fusë në Evropë 30 miliardë metra kub gaz në vit nga Turqia dhe do të kalojë nga Bullgaria, Rumania, Hungaria dhe Austria.

Një sërë marrëveshjesh duhej të firmoseshin këtë vetë, por u shtynë për shkak të Turqisë që po i zvarriste punët, thanë analistët.

"Turqia është e shqetësuar për ngrohjen e popullsisë së saj, prandaj marrëveshja po shtyhet, por ne jemi përpjekur t’i lehtësojmë sa më shumë bisedimet," tha Grei.

Ai shtoi se një projekt tjetër gazsjellësi, i quajtur TGI, mund të përfundojë më shpejt se Nabuko.

"Ka mundësi që TGI të përfundojë më shpejt. Por kam besim se një ditë Nabuko do të ndërtohet".

Brenda 6 muajve, ai pret të përfundojnë bisedimet mbi një gazsjellës që do të kalojë përmes turqisë, por nuk pranoi të thoshte emrin e këtij gazsjellësi.

"Them se do të ketë mirëkuptim nga ana e Turqisë për ndërtimin e një gazsjellësi që do të kalojë transit në këtë shtet". 



0 komente
Lajmet e fundit nga TEB Banka