ekonomi:Lajme
Postuar më: 10 January 2013 / 14:17

Sektori privat të jetë prioritet

Sektori privat të jetë prioritet
0

“Mirëpo duke parë që edhe vitet e kaluara është fol shumë por është punuar pak për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, ne si komunitet i biznesit, insistojmë kategorikisht që zhvillimi ekonomik i vendit, të bazohet në planifikim të qartë dhe aktivitete të zbatueshme, që si synim themelor do të duhej ta kishin rritjen e aftësisë konkurruese të sektorit privat”, thuhet në një komunikatë të OEK-ut.

Sipas OEK, rritja e aftësisë konkurruese e sektorit privat, është garancë e gjenerimit të rritjes ekonomike dhe krijimit të vendeve të punës. Por praktikat e viteve të kaluara, sipas tyre, dëshmojnë që dikastere relevante qeveritarë, që hartojnë politikat dhe projektet e caktuara zhvillimore, kanë ndërmarrë hapa apo kanë sjell në praktikë vendime ad-hoc, të cilat drejtpërdrejt kanë ndikuar në çrregullimin e tregut dhe kanë rritur pasigurinë juridike për investitorët aktualë dhe investitorët potencialë.

Shqetësim i OEK mbetet sundimi i ligjit, i cili sipas tyre është nën çdo nivel të mundshëm po ashtu dhe shqetësime tjera të cilat sipas tyre janë të bazuara dhe të përsëritura tashmë e një dekadë, e të cilat do të duhej të ishin në agjendën e trajtimit dhe dhënies së zgjidhjeve, nga nivelet më të larta institucionale si Parlamenti dhe Qeveria.
Në mënyrë që zhvillimi ekonomik të dëshmohet që është prioritet mbi prioritete për Qeverinë e Republikës së Kosovës, OEK propozon disa hapa, si rritje të resurseve materiale dhe humane për luftimin e informalitetit, sidomos evazionit fiskal dhe kontrabandës, ndërhyrje aktive e Bankës Qendrore të Kosovës për sigurimin e konkurrencës të barabartë në sistemin financiar të vendit, trajtim imediat dhe me afate kohore strikte të të gjitha lëndëve me karakter komercial në gjykatat e vendit, koordinim më i madh me donatorët, në mënyrë që mjetet e zotuara nga shtete të ndryshme, të shkojnë në projekte zhvillimore, hartim i një plani gjithëpërfshirës, që planifikon shpërndarjen e mjeteve të privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore dhe ndërmarrjeve publike si dhe përkrahje direkte për aftësimin profesional të të rinjve me një fond të veçantë për edukimin e fuqisë punëtore.

Hap tjetër i propozuar nga OEK është qasja konkrete në hartimin dhe zbatimin e skemave financiare për sektorin privat, sidomos për rritjen e prodhimit dhe eksportit, në bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare, sidomos BERZH-in, zgjerim të listës për produktet dhe lëndën e parë të liruar nga dogana dhe zbatim të stimulimeve fiskale për investimet e reja dhe vendet e reja të punës që krijohen nga investitorë të ndryshëm, fuqizim të rolit të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, të sigurohet që privatizimi i ndërmarrjeve publike, të ndikon dukshëm në përmirësimin e imazhit të vendit në raport me investitorët e huaj, të këtë promovim konkret dhe efikas të investimeve të huaja, ligjet që miratohen të mos vijnë si rezultat i qërimit të hesapeve pozitë-opozitë, por të jenë në dobi të sektorit privat dhe të qytetarëve të vendit si dhe Zbatimi i IBM me Serbinë dhe eliminimi n e barrierave për eksportin e produkteve vendore, në vende tjera dhe eliminimin e dukurive negative. /Telegrafi/

0 komente
Lajmet e fundit nga TEB Banka