ekonomi:Lajme
Postuar më: 10 January 2013 / 09:55

Serbia nuk lejon transport transit të mallrave kosovare

Serbia nuk lejon transport transit të mallrave kosovare
0

Produktet e kësaj kompanie nga fshati Mramor i Prishtinës janë kthyer prapa në pikën kufitare në Merdarë, pasi doganierët serbë përfaqësuesve të kësaj kompanie iu kanë kërkuar një dokument të shtetit serb.

Përfaqësuesit e saj thanë se dokumentet për eksport i kanë të lëshuara nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, por ato nuk po u vlejnë aspak në momentin kur u duhet të kalojnë nëpër territorin e Serbisë, raporton KTV.

Tashti ata do të detyrohen që t’i dërgojnë mallrat e veta për në Slloveni nëpërmjet pikës kufitare në Mal të Zi, për çka duhet të nxjerrin edhe dokumente të reja eksporti. Megjithëse është folur shumë për marrëveshjen e tregtisë së lirë, prodhuesit kosovarë shpesh hasin në këso lloj problemesh. /Telegrafi/

0 komente