ekonomi:Lajme
Postuar më: 12 February 2013 / 14:49

SharrCem dhuron shpërblime për Pavarësinë e Kosovës

SharrCem dhuron shpërblime për Pavarësinë e Kosovës
0

Përmes një njoftimi për media, Fabrika për prodhimin e çimentos SharrCem ka njoftuar se për nderë të pesëvjetorit të pavarësisë së Kosovës do të organizojë një garë shkollore nga e cila do të përfitojnë fëmijët e Komunës së Hanit të Elezit. Sipas SharrCem gara do të zhvillohet në mes nxënësve të shkollës fillore “Ilaz Thaçi” të Hanit të Elezit dhe të drejtë pjesëmarrjejeje do të kenë të gjitha klasat, ndërsa garimi do të bëhet në bazë të moshës dhe klasës përkatëse:

Klasat I-III , do të kenë mundësi të marrin pjesë në garë duke vizatuar një vizatim për Pavarësinë e pestë te Kosoves dhe 3 vendet e para do të shpërblehen me Bicikletë, DVD me set edukativ e Top te futbollit.

Klasat IV-VI mund të garojnë me një poezi me titullin “Kosova, shtëpia ime,” ku nxënësit do të mund të shprehin aftësitë e tyre të të shkruarit, të cilat do t’iu shperblehen me dhurata si kompjuter Llaptop, iPod e Aparat Fotografik.

Klasat VII – IX mund të garojnë me një ese me temën “Kosova, shtet pesë vjeçar,” përmes të cilës 3 vendet e para do të mund të fitojne një iPad, një Play Station Portable apo një set pune: tavolinë dhe karrikë.

Përfaqësuesit e SharrCem në bashkëpunim me mësimdhënësit dhe Drejtorinë e shkollës kanë njoftuar të gjithë nxënësit për këtë iniciativë si dhe kanë shpërndarë broshura informuese me detaje mbi garën e cila do të zhvillohet në mënyrë transparente, në kohën dhe mënyrën e organizuar nga Drejtoria e Shkollës “Ilaz Thaçi”, thuhet tutje në komunikatën e kompanisë SharrCem.

Fëmijët kanë mirëpritur iniciativën me shumë gëzim dhe tanimë pregaditjet për garë kanë filluar, ndërsa dhënia e shpërblimeve do të bëhet më datë 15 Shkur 2013, në ora 15:00 në një manifestim të financuar nga SharrCem e të organizuar nga shkolla Fillore Ilaz Thaçi dhe Komuna e Hanit të Elezit, ku fëmjët do të interpretojnë me poezi, këngë e valle, njofton SharrCem.

 

0 komente