ekonomi:Lajme
Postuar më: 11 February 2013 / 13:53

Shqipëri, rritja ekonomike më 2012 vetëm 2%

Shqipëri, rritja ekonomike më 2012 vetëm 2%
0

Gjatë prezantimit të raportit të politikës monetare për tremujorin e fundit, Banka e Shqipërisë ka konstatuar gjatë 2012-ës një rënie të përgjithshme të konsumit, gjë e cila ka përkeqësuar ndjeshëm situatën biznesit, dhe jep pasiguri në të ardhmen.

Raporti i bankës qendrore theksonte më tej situatën e vështirë në sektorin e punësimit, ku për ndërmarrjet private punësimi rezultonte të ishte në stanjacion, ndërkohë që në total për 9 muajt e parë të vitit të kaluar shkalla e punësimit është rritur vetëm me 0.03 për qind. Por një element tjetër i rëndësishëm mbetet fakti sa një pune përkthehet në para në ekonomi, pra produktiviteti i punës, që sipas këtij raporti rezulton -5.5 për qind.

Gjithashtu Banka e Shqipërisë vlerëson se huat e marra nga qeveria kane ndikuar duke mbajtur të larta normat e interesit. Për 2013-ën raporti vlerëson se eksportet do të jenë në vlera më të ulta se një vit më parë, si rezultat i situatës ekonomike në Eurozonë. /Telegrafi/

0 komente
Lajmet e fundit nga TEB Banka